RISE (Inkubatori Rajonal për Ndërmarrësit Social) mbështet të rinjtë në zhvillimin e ideve të tyre në biznese të qëndrueshme sociale. Programi i mbështetjes posaçërisht është zhvilluar dhe monitoruar nga konsortiumi I përbërë nga RYCO, GROUPE SOS Pulse, SEEYN...
RISE (Inkubatori Rajonal për Ndërmarrësit Social) mbështet të rinjtë në zhvillimin e ideve të tyre në biznese të qëndrueshme sociale. Programi i mbështetjes posaçërisht është zhvilluar dhe monitoruar nga konsortiumi I përbërë nga RYCO, GROUPE SOS Pulse, SEEYN, Institut français, dhe Franco-German Youth Office (FGYO). Balkan Green Foundation është një nga gjashtë inkubatorët lokalë përgjegjës për zbatimin e aktiviteteve të RISE brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor
Objektivi i projektit është të adresojë një nevojë specifike dhe thelbësore në rajon në lidhje me kontekstin dhe historinë e tij aktuale: hapjen e hapësirave të reja të pajtimit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor përmes ndërmarrjes sociale. Projekti, për shkak të natyrës së tij shumë rajonale, do të tentojë të rrisë numrin e ndërveprimeve ndërkufitare rreth ndërmarrjes sociale gjatë 3 viteve të projektit dhe më pas.