← Projektet

Green Debate Tournament

past · 2021-05-23

Përmes projektit Green Debate Tournament, ne synojmë të forcojmë aftësitë e të rinjve në të menduarit kritik dhe krijues, duke i trajnuar ata në formatin e debatit British Parliamentary. Projekti përmban aktivitete trajnuese dhe një turne debati, të fokusuara...

Përmes projektit Green Debate Tournament, ne synojmë të forcojmë aftësitë e të rinjve në të menduarit kritik dhe krijues, duke i trajnuar ata në formatin e debatit British Parliamentary. Projekti përmban aktivitete trajnuese dhe një turne debati, të fokusuara në çështjet e gjelbërta, për të rritur ndërgjegjësimin e të rinjve për rëndësinë e çështjeve mjedisore në shoqëri, duke u bërë kështu vetë aktivistë të gjelbër.

Për më tepër, projekti përmban një shembull pozitiv të efikasitetit të investimeve të gjelbra. Projekti përfundon me investimin e paneleve solare në shkollën ku vijojnë mësimet fituesit e turneut të debatit të organizuar në kuadër të projektit. Ky projekt realizohet me mbështetjen financiare të UNMIK-ut.