Balkan Green Ideas (BGI), projekt i mbështetur nga Rockefeller Brothers Fund fillimisht tani edhe me mbështetjen e ERASMUS+, inkurajon ndërmarrësit ambiciozë në Ballkanin Perëndimor në krijimin e ideve të biznesit të gjelbër që shfrytëzojnë burimet lokale dhe...
Balkan Green Ideas (BGI), projekt i mbështetur nga Rockefeller Brothers Fund fillimisht tani edhe me mbështetjen e ERASMUS+, inkurajon ndërmarrësit ambiciozë në Ballkanin Perëndimor në krijimin e ideve të biznesit të gjelbër që shfrytëzojnë burimet lokale dhe rigjallërojnë zinxhirët tradicional të zhdukur të prodhimit dhe tregjet me bazë komunitare.
BGI synon të kontribuojë në mënyrë thelbësore në ndërtimin e një rajoni paqësor, konkurrues dhe të begatshëm të Ballkanit Perëndimor, duke qenë vazhdimisht në ndjekje të qëndrueshmërisë mjedisore rajonale, Axhendës së re të Gjelbër për BB dhe promovimin e një programi mbështetje për ndërmarrjet e gjelbëra të qëndrueshme që do të kontribuojnë në drejtim të gjelbër Ballkanit dhe zonat ekonomikisht të qëndrueshme të vogla rurale dhe urbane në rajonin tonë.
Si objektiv ka të promovojë parimet dhe vlerat e politikës së qëndrueshme dhe të gjelbër midis të rinjve në çështjet që lidhen me zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe politik të shoqërive të Ballkanit Perëndimor, si dhe të lidhë aktivistëve e rinj të gjelbër dhe përgatitjen e tyre për të identifikuar potencialet brenda komuniteteve të tyre për krijimin e iniciativave dhe bizneseve të gjelbra dhe të qëndrueshme të të rinjve në Ballkanin Perëndimor dhe Greqi për të fuqizuar rolin e tyre në vizionin për zhvillim të qëndrueshëm brenda rajonit.